Punëtorët shëndetësorë protestojnë para Ministrisë

Përgatiti: Besmire Kluna

Para objektit të Ministrisë së Shëndetësisë u mblodhën punëtorët shëndetësorë.

Ata protestuan për shkak të ndërprerjes së dialogut social, mosnënshkrimit të kontratës kolektive dhe mospajtimit për rritje të koeficientit për 0.5 njësi.

“Kjo qeveri nuk i do sindikatës nuk do sindikata, nuk don dialog social me sindikatat, thjesht nuk po i sheh si partner për dialog social, por po i sheh si armiq, pas gjithë kësaj kohe si federatë që kemi qenë të prirë t’i prijmë dialogut social ju kemi dhënë kohë të mjaftueshme që të reflektojnë, megjithatë kjo Ministri nuk ka asnjë sinjal se do të ketë bashkëpunim me sindikatat’’, th Tevide Imeri nga Federata e Sindikatave të Shëndetësisë.

Sipas Tevide Imerit, nga Federata e Sindikatave të Shëndetësisë, nëse Ministria e Shëndetësisë nuk plotëson kërkesat e punëtorëve, grevë do të ketë prapë.

“Nga ministri i Shëndetësisë nuk kemi marrë përgjigje konkrete”, shtoi Imeri.

Ndërkaq, në përgjigje me shkrim për ATV-në Ministria e Shëndetësisë tha se temat e ngritura nga Federata e Sindikatave të Shëndetësisë janë evazive dhe të paqarta.

“Pagat dhe kushtet e punës në këtë sektor kanë pasur tashmë rritjen më të madhe, jo vetëm për sektorin, por krahasuar me të gjithë sektorët e tjerë. Në takime me drejtuesit e Federatës ka pasur pretendime se disa punëtorëve shëndetësorë u është ulur paga, gjë që nuk ka rezultuar e vërtetë. Paga e punëtorëve shëndetësorë edhe për mjekë, infermierë dhe profile të tjera shëndetësore ka pasur vetëm rritje. Nga viti 2025 kjo pagë po rritet edhe me një koeficient që i tejkalon edhe kërkesat e Federatës Sindikale të Shëndetësisë për rritje të pagave”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Shëndetësisë.

Lidhur me kërkesat për kontratën kolektive, Ministria tha se institucionet duhet të diskutojnë në nivel vendi me organizimet sindikale, në përputhje me ligjet në fuqi.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA