Sipas një studimi nga National Library of Medicine (NIH), fama shoqërohet me narcisizëm madhështor – karakterizuar nga nevoja për vëmendje, dominim dhe ndjenjë epërsie.
Për të diskutuar mbi këtë temë, psikologia e ftuar në LIBERO, Fatime Fazliu tha se kur njerëzit nuk janë në gjendje ta menaxhojnë famën, ekziston edhe rreziku i devijimit.
“…Në aspektin psikologjik kur vjen fama shumë shpejt edhe presioni publik është më i madh dhe ndoshta ai person nuk i ka mekanizmat që të ballafaqohet me atë presion, gjithashtu kur arrihet famë për një kohë shumë të shpejtë ekziston rreziku i devijimit…”, tha Fazliu.
Gjithashtu, psikologia tregoi edhe për burimin e dëshirës së madhe për të qenë person i famshëm.
“…Ai person që me çdo kusht kërkon famën duke lënë anash familjen dhe shoqërinë kjo në aspektin psikologjik na tregon se ai person si fëmijë ka qenë i pa përmbushur, dhe pjesa e famës e mbulon inferioritetin që ka pasur gjatë fëmijërisë… Këta njerëz jetojnë për vëmendje”, shtoi ajo.
Një gjë e tillë pohohet edhe nga PsychologyToday, ku thuhet se personi që tërhiqet për të ndjekur famën mund të jetë duke e bërë këtë – për shkak të përvojave të hershme të fëmijërisë
Për të ndjekur intervistën e plotë, mund të klikoni në linkun e mëposhtëm: