Meriton Mjekiqi vazhdon të mbajë kontakte me disa nga ish-konkurrentët e BBVIP AL, edhe pse ka kaluar tashmë një vit që nga përfundimi i rrugëtimit të tij në këtë reality show. Takimi me disa prej tyre ka ngjallur interes gjatë javës së fundit, kur ai u takua me dy prej ish-banorëve, G Bani, ish-banor i këtij edicioni, dhe Egla Ceno, fituese e edicionit të kaluar.
Megjithatë, ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje është darka me Egla Cenon.
Duke marrë parasysh që gjatë kohës që ishin brenda shtëpisë, Egla dhe Meritoni kanë qenë kundërshtarë të fortë, duke pasur përplasje të shpeshta, darka e tyre sigurisht që zgjoi kurreshtje.
Ndryshe, Meritoni dhe Ilnisa Agolli, me të cilën ai krijoi një lidhje brenda shtëpisë dhe e vazhdoi edhe pas përfundimit të spektaklit, janë ndarë gjatë muajve të fundit. Marrëdhënia e tyre u konsiderua e fortë për një periudhë të caktuar, por duket se gjërat nuk funksionuan mes tyre ashtu siç e kishin planifikuar.
Por, në anën tjetër, Egla dhe Ilnisa vijojnë të kenë raporte të ftohta me njëra-tjetrën. Madje, një shenjë e qartë e distancës mes tyre është fakti që ato nuk e ndjekin njëra-tjetrën në rrjetet sociale, duke lënë të kuptohet se mes tyre ekzistojnë ende tensione nga periudha e BBVIP.
Por përse Meritoni ka zgjedhur të darkojë me Eglën pas ndarjes me Ilnisën? Mbase ky takim mund të jetë një rastësi ose një përpjekje për të ndërtuar një raport të ri, qoftë miqësor apo profesional.
Kujtojmë se që të tre, Egla, Ilnisa dhe Meritoni, janë pjesë e televizionit dhe kanë emisione të natyrave të ndryshme./ NO FILT/