Pse Justin Bieber nuk figuron në listën e ndjekësve të Hailey Bieber?

Hailey Bieber mohon pretendimet se e ka larguar Justin Bieberin nga Instagrami.

Gjatë fundjavës, fansat e vëmendshëm vunë re se këngëtari i njohur i hitit “Lonely”, 31 vjeç, nuk ishte më në listën e miqve në Instagram.

Megjithatë, Hailey sqaroi të hënën se bëhej fjalë thjesht për një “problem teknik”, pasi bashkëshorti i saj e kishte çaktivizuar përkohësisht llogarinë një ditë më parë. “Nuk e kam hequr nga lista. ‘’, tha ajo.

Të hënën në mëngjes, Justin ende nuk figuronte në listën e ndjekësve të disa personave të tjerë, duke treguar se problemi nuk kishte të bënte vetëm me Hailey-n, 28 vjeç. Këngëtari e çaktivizoi për pak kohë llogarinë e tij pas një transmetimi të drejtpërdrejtë, ku sytë e tij dukeshin dukshëm të lodhur.

Megjithatë, ai u rikthye shpejt në Instagram dhe ndau disa selfie në pasqyrë, që tërhoqën vëmendjen e bashkëshortes së tij. Biznesmenja tregoi mbështetjen e saj duke komentuar një emoji me sy në formë zemre nën postimin e tij.

Justin ka qenë shumë aktiv në rrjetet sociale mes thashethemeve në rritje për mirëqenien e tij dhe spekulimeve mbi martesën e tyre./ NO FILT/

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA