Ka filluar protesta e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, ku shihet një numër i njerëzve që paraprijnë më një pankartë me mbishkrimin, “Ministre, duke qenë kundër kontratës kolektive, ti je kundër punëtorëve të arsimit!”.
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj në një konferencë për media një ditë më parë tha se nëse Qeveria dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci nuk reflektojnë mbi kërkesat e tyre, do të hyjnë në grevë të përgjithshme.
Jasharaj ka thënë se Kurti dhe ministrat e tij paralizuan dialogun e mirëfilltë me sindikatat.