​Promovohen filmat “Mundije” dhe “Rrënjët e Pamposhtura”

Pas një pune disa vjeçare, e me një kosto relativisht të lartë, sot janë promovuar dy filmat e metrazhit të shkurtër “Mundije” dhe “Rrënjët e Pamposhtura” nga regjisori dhe producenti shqiptar me karrierë në Hollivud të Amerikës, Fatmir Bardhoci.

“Mundije” përfshinë kulturën, trashëgiminë dhe historinë e Shqipërisë përgjatë viteve 1989 deri në vitin 1999. Ky film gërsheton në vete traditat e shqiptarëve, historinë e tyre duke përfshirë një pjesë edhe shpëtimin e hebrenjve nga shqiptarët gjatë periudhës së Holokaustit. Në këtë film morën pjesë edhe aktorë me famë botërore, ndër të cilët janë Eric Roberts dhe Geroge Lazenby.

Ndërkaq, filmi “Rrënjët e Pamposhtura”, i cili po prodhohet në Hollivud, Gjermani, Shqipëri dhe Kosovë, paraqet disa ngjarje reale të ndodhura gjatë luftës së fundit në Kosovë nga gjenocidi serb.

Regjisori dhe producenti i këtyre dy filmave, Fatmir Bardhoci tha se u deshën disa vite për të krijuar diçka kualitative të nivelit hollivudian, përmes së cilës është paraqitur kultura, trashëgimia dhe historia e Shqipërisë.

Ai tregoi se përmes filmit “Mundije” ndër të tjera bota do të mësoj për vuajtjet e shqiptarëve dhe torturat që ata kanë përjetuar nga sistemi komunist.

“Është një punë disavjeçare për të bërë një projekt kualitativ në një kualitet të nivelit hollivudian për një film që është gjithëpërfshirës për kulturën, trashëgiminë dhe historinë e Shqipërisë dhe ai film quhet ‘Mundije’, që do të thotë dija e munjës. Me këtë film ne kemi gërshetuar shumë gjëra të cilat kishin pasur të bëheshin secila nga një film në vete. Por, në pamundësi për të krijuar një gjë të tillë, krijuam i cili do t’i përmblidhte të gjitha këto veçori dhe anës pozitive të popullit tonë shqiptar dhe t’ia paraqesim botës në një nivel Hollivudi të gjitha së bashku. Besoj që kemi gërshetuar më së miri traditat e shqiptarëve, historinë antike të shqiptarëve e cila vjen që nga qytetërimi trojan, që nga qytetërimi pellazg, dardan ku përmenden heronjtë e Trojës të cilët janë dardanë dhe deri më sot asnjë nuk ka guxuar e lëre më të dërgojë në Hollivud në piedestalin e kinematografisë botërore historinë shqiptare ashtu siç është. Sot u bë e mundur që falë këtij përkushtimi dhe sakrifice arritëm që bota të mësojë për vuajtjet e shqiptarëve, torturat që ata kanë hequr nga sistemi komunist. Një tjerët veçori e filmit që është shpëtimi i hebrenjve në trevat shqiptare pa i ndarë në Shqipëri dhe në Kosovë po gjithnjë gjatë periudhës së holokaustit”, tha Bardhoci.

Përveç kësaj, Bardhoci i cili merr pjesë edhe vetë si aktor në filmin “Mundije” foli edhe për filmin tjetër “Rrënjët e Pamposhtura”. Ai tregoi se është një kinematografi e cila është krijuar enkas për të pasqyruar ngjarjet e luftës në Kosovë.

“Filmi tjetër që fillon sot zyrtarisht që është ‘Rrënjët të pamposhtura”. Është një film që po prodhohet në Hollivud, në Gjermani, në Shqipëri dhe në Kosovë. Janë tre produksione në tri kompani tonat dhe në bashkëpunimin e një kompanie e cila është krijuar enkas për të pasqyruar filmat, për të pasqyruar ngjarjet të luftës së Kosovës…filmi është shumë i dhimbshëm, nuk është film dosido. Nuk është një film që vjedhë nga buxheti i Kosovës, por do të jetë një film që do të financohet nga qytetarët e Kosovës për të treguar ato ngjarje makabre, që bota t’i njoh dhe të mos tolerojë në asnjë çast, në asnjë sekond pushtetin serb që edhe sot e kësaj dite drejtohet nga ata drejtues të cilët kanë qenë pjesë të makinerisë së gjenocidit serb në Kosovë… 40:22 Filmi i parë ka përfunduar. Nuk mund ta them ekzakt, por ka kaluar shumë më shumë sesa ka qenë e planifikuar gjë që futet tek filmat e buxhetit të madh. Për ata që merren me filma e kuptojnë se cak do të thotë buxhet i madh. Ndërsa për filmin “Rrënjët e Pamposhtura’ buxheti duhet të shkojë të paktën pesëfish më shumë sepse tematika është shumë me gjerë. Është një film që shkon në kohë dhjetë vjet”, tregoi Bardhoci.

Por, Bardhoci u shpreh i zhgënjyer nga mospërkrahja e institucioneve të vendit për promovimin e këtyre dy filmave, për çka tha se janë ftuar zyrtarisht të marrin pjesë edhe në këtë prezantim, porse nuk mori përgjigje pozitive nga askush.

E ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë luftës së fundit në Kosovë, Skender Misiri i cili është angazhuar në promovimin e këtyre filmave përmes një kompanie të filmit që ai po e udhëheq, e vlerësoi lartë iniciativë për realizmin e këtyre krijimtarive.

“Është rast i mirë që i nderuari (Fatmir Bardhoci) ka marrë këtë iniciativë dhe është formuar një komani këtu…Për realizimin e këtij filmi që prezantohet në opinionin ndërkombëtar, të sheh bota se çfarë ka bërë Serbia me këtë vend”, tha Misiri.

Ndër figurat të tjera të cilët ishin pjesë e luftës së fundit në Kosovë me kontributet e tyre, në këtë ngjarje promovuese ishte i pranishëm edhe nipi i heroit Shaban Polluzhës, Xhavit Kastrati u uroi suksese prodhuesve të këtyre filmave. Derisa, për emrin e filmit “Rrënjët e Pamposhtura” pati një ide tjetër se si do të duhej të titullohej.

“Është pak vështirë të flasësh pas këtyre skenave, por do të mundohem të qetësohem. Suksese juve për iniciativën. Një prej skenave apo filmit e thanë se ishte “Rrënjët e Pamposhtura” që mos t’iu mbesim borxh, unë me një version të posaçëm do të thosha, e kisha quajtur ‘Lisat dhe rrënjët’. Në majat e lisave vëzhgojnë shqiponjat. Në rrënjët e lisave shqiponjat bëjnë foletë. Në folenë e shqiponjës mund të jenë vetëm të vegjlit e shqiponjës, të vegjlit e shqiponjës vetëm shqiponja mund t’i çelë, t’i rrisë , t’i edukojë dhe t’i bëjë shqiponja të vërteta…Të gjitha luftëtarët e lirisë të të gjitha kohërave kanë pasur vetëm një kod që çdokush të formojë folenë në degën e lisit të drejtë”, u shpreh Kastrati. /kp

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA