Prokuroria Speciale ngre aktakuzë kundër 10 personave për shitblerje të drogës

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër dhjetë të pandehurve për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar e narkotikëve.

Aktakuza është ngritur kundër dhjetë të pandehurve me inicialet: O.F, A.U, A.K, SH.K, K.M, A.M, F.ZH, G.H, N.J, dhe V.K.

Sipas njoftimit për media të lëshuar nga Prokuroria, aktakuza është ngritur për shkak se të pandehurit në vazhdimësi kanë kryer veprën penale: “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, e kryer në grup.

Rasti ka të bëjë me veprën penale të kryer gjatë viteve 2022 – 2024, ku të pandehurit duke vepruar si grup e me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm material, janë marrë me veprimtarinë e kundërligjshme të transportit të lëndëve narkotike të llojit marihuanë, që për qëllim kishte shitjen dhe shpërndarjen në territorin e Republikës së Kosovës dhe transportin e lëndëve narkotike në shtetin e Turqisë.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA