Prokuroria Speciale konfirmon intervistimin e ministres Rizvanolli: U intervistua në cilësinë e dëshmitares

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, sot është intervistuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Kjo është konfirmuar nga Prokuroria Speciale përmes një njoftimi për media, ku thuhet se Rizvanolli është intervistuar në cilësinë e dëshmitares për një çështje penale.

“Prokuroria Speciale informon se sot, ministrja Artane Rizvanolli, është paraqitur në Prokurorinë Speciale me ftesë të kësaj prokurorie. E njëjta është duke u intervistuar në cilësinë e dëshmitares për një çështje penale, të cilën kjo prokurori e ka në hetim”, thuhet në njoftim.

​Ministrja Rizvanolli intervistohet në Prokurorinë Speciale

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA