Prishtina edhe këtë 28 nëntor pa shtatoren e Adem Jasharit

Përgatiti: Besmire Kluna

Kënga për Adem Jasharin po jehon në kryeqytet.

Por, edhe 25 vjet pas përfundimit të luftës, shtatorja e tij asnjëherë nuk u vendos në sheshet e Komunës së Prishtinës.

Sipas qytetarëve, shtatorja e komandantit legjendar, mungon si pasojë e neglizhencës së qeverisjes lokale.

“Shihet që nuk ka vullnet qeveria e tanishme, sepse u dashtë edhe para 10 vjet dhe 15 vjete me kanë busti me i pari në Kosovë, ata kanë dhanë gjithë jetën, familjen, është absurd mos me ekzistu busti tij”, tha Adem Izmaku, qytetar.

“Është mungesë shumë e madhe, po nuk dojnë këta të komunës”, tha Gëzim Hajdini, qytetar.

Kështu njësoj, si papërgjegjësi dhe të pafalshme e konsideron edhe asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në komunën e Prishtinës.

“Edhe pas tri vite në pushtet, nuk kanë arritur ta konkretizojnë këtë iniciativë, fillimisht nëse nuk gaboj një ndarje e hapësirës ka qenë gjatë mandatit të kaluar, qysh po e shohim, qysh atëherë por as tash pas një viti, asgjë nuk po ndodhë”, tha Gëzim Sveçla, asamblist i Lëvizjes Vetëvendosje.

Për vendosjen e shtatores së komandantit në kryeqytet, është folur që nga viti 2021, kur kryetari i tanishëm Përparim Rama garonte për ta marrë udhëheqjen e Prishtinës. Por vetëm shtatë muaj më parë, Rama njoftoi për hapjen e konkursit për ndërtimin e këtij sheshi.

Megjithatë, pak detaje se deri ku ka shkuar procesi, dha të enjten zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Donat Lushaku.

‘’Sa i përket statujës së Adem Jasharit dhe sakrificës së familjes Jashari, jemi në përmbyllje të votimit. Do të zgjedhim shpejt fituesin. Kemi ndarë 200 mijë euro fillimisht dhe presim që me buxhetin e vitit 2025 do të shtojmë edhe një pjesë tjetër, për ta rrumbullakuar pjesën finale të projektit’’, tha Donat Lushaku, zëdhënës i Komunës së Prishtinës.

Ndërkaq, lokacionit ku pritet të vendoset monumenti i Adem Jasharit është në mes të Kuvendit dhe Qeverisë.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA