Prezantuesja e njohur, Era Berisha ishte e ftuar në emisionin “LIBERO” në ATV dhe shpalosi shumë të pathëna përsa i takon karrierës por edhe jetës së saj personale.
Në mes emocionesh, ajo ndau periudhën më të vështirë të jetës – me të cilën u përballë në moshë shumë të re.
“…Ndihesha sikur nuk po marrë frymë, fillova të kem dhimbje në gjoks… Pas disa kontrollave të cilat i kam bërë, doli të jetë një infeksion shumë i thellë në mushkëri”, deklraroi Berisha, derisa theksoi se në atë kohë pinte 13 lloje të barnave.
Tutje, ajo potencoi se kjo fazë i ndikoi (edhe) në aspektin e shëndetit mendor.
“…Filloi të lindë një lloj ankthi brenda vetes, një lloj frike. Mendja ime brenda sekondave fluturonte në fund të botës. Fillova ta mendoj vdekjen…”, tha ajo.
Vlen ta potencojmë se ankthi është një nga problematikat më të shprehura për sa i takon shëndetit mendor. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), rreth 4% e popullsisë globale aktualisht përjetojnë një çrregullim ankthi.
Për ta dëgjuar në detaje intervistën e Era Berishës, klikoni në linkun e mëposhtëm: