Presidentja priti në takim drejtorin e lartë të IRI-t për Evropën dhe Euroazinë, diskutojnë për zhvillimin demokratik të Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim drejtorin e lartë për Evropë dhe Euroazi në Institutin Republikan Ndërkombëtar (IRI), Stephen B. Nix, me të cilin diskutoi për zhvillimin demokratik të Kosovës dhe bashkëpunimin shumëvjeçar me këtë institut.
Presidentja Shiroka Pula vlerësoi kontributin e IRI-së në avancimin e demokracisë dhe forcimin e institucioneve demokratike në Kosovë, veçanërisht në mbështetjen për partitë politike, përmirësimin e organizimit të tyre dhe zhvillimin e komunikimit me qytetarët. Ajo çmoi gjithashtu bashkëpunimin me Kuvendin dhe angazhimin për fuqizimin e grave në politikë dhe në vendimmarrje.
Reklamë
Duke folur për zhvillimet në vend, Presidentja theksoi se konsolidimi i demokracisë kërkon institucione funksionale, respektim të ndarjes së pushteteve, pavarësi të gjyqësorit dhe përgjegjësi institucionale. Ajo nënvizoi rëndësinë e ruajtjes së rendit kushtetues, respektimit të kompetencave të secilit institucion dhe forcimit të besimit të qytetarëve në institucionet e vendit.
Në takim u diskutua edhe për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe IRI-t, me fokus në edukimin demokratik, luftimin e dezinformimit, promovimin e debatit politik, si dhe për çështje që ndërlidhen me sigurinë rajonale dhe perspektivën euroatlantike të Kosovës.
Reklamë








