Presidenca ia kthen dy ligje Kuvendit, nuk ishin në harmoni me Kushtetutën

Përgatiti: Driton Sadiku

Pas javësh pasi u miratua në Kuvend, Ligji për Këshillin e Sigurisë është kthyer në rishqyrtim.

Presidentja Vjosa Osmani nuk e dekretoi atë, meqë u gjetën elemente në mospërputhje me Kushtetutën, të cilat cenojnë sigurinë kombëtare.

Në arsyetimin e Presidencës thuhet se ligji si i këtillë do të krijonte zbrazëti në rregullimin e funksionimit të këshillit, në gjendje të jashtëzakonshme.

“Ligji i miratuar nga Kuvendi ka fshirë të gjitha dispozitat e ligjit paraprak, me të cilin rregullohet mandati, funksionimi, kompetencat dhe përbërja e Këshillit në gjendje të jashtëzakonshme, duke arsyetuar se në mungesë të një ligji tjetër në fuqi që e rregullon këtë fushë, funksionimi i Këshillit të Sigurisë gjatë gjendjes së jashtëzakonshme mbetet krejtësisht i parregulluar, duke rrezikuar drejtpërdrejt sigurinë kombëtare të shtetit”, thuhet në arsyetimin nga Presidenca.

Presidentja nuk e dekretoi as Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit, me arsyetimin se dispozitat e tij rrezikojnë mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetin e qytetarëve.

Duke konsideruar reagimin e presidentes, juristët vlerësojnë se institucionet nuk kanë qasje serioze kur bëhet fjalë për hartimin e ligjeve.
“Bazuar në këtë vendim natyrisht se kjo legjislaturë do të duhej të mendonte fare mirë t’i analizonte të gjitha dispozitat ligjore në mënyrë që të mos ketë zbrazëtira juridike, apo të mos krijohen paqartësi në hartimin e ligjeve të cilat janë në interes të qytetarëve, por edhe të vetë shtetit”, tha Anton Ndrecaj, avokat.

Kritik me Qeverinë ishte edhe drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj.

“Pas Gjykatës Kushtetuese dhe Komisionit të Venecias, edhe Presidentja e Republikës, i tregon Qeverisë dhe Kuvendit nuk dinë të hartojnë ligje dhe politika në pajtim me Kushtetutën”, tha Miftaraj.

Sidoqoftë, këto nuk janë të vetmet ligje që i kthehen pas pushtetit. Më shumë se 10 të tilla i shkuan për shqyrtim Kushtetueses disa prej të cilave i rrëzoi, e të tjera presin vendimin.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA