Kalo te përmbajtja
Të fundit

Pranimi i fajësisë, Dimitrije Recicevic tërhiqet një vit pasi arriti marrëveshje me prokurorinë

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Pranimi i fajësisë, Dimitrije Recicevic tërhiqet një vit pasi arriti marrëveshje me prokurorinë

Përgatiti: Nora Luta

Më shumë se një vit pasi e kishte pranuar përgjegjësinë ndaj akuzave që e ngarkon Prokuroria e Ferizajt në rastin “Brezovica”, ish-drejtori i urbanizmit në Komunën e Shtërpcës, Dimitrije Reciceviq, ka ndryshuar qëndrimin.

Reklamë

Ai është tërhequr nga marrëveshja për pranim të fajësisë që e kishte arritur me organin e akuzës në mars të 2023-s.

Por, fajësinë e ka pranuar Mustafë Hyseni dhe marrëveshja u pranua të hënën nga Gjykata e Pejës.

Ndërkohë, në rastin Brezovica në mesin e 12 personave, inspektorë, drejtorë komunalë e investitorë, akuzohen edhe ish-kryetari i Shtërpcës, Bratislav Nikoliq, ish-sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, Arben Çitaku, dhe kryeinspektori Bedri Halimi.

E pasi mbrojtja e Halimit kërkoi që të veçohet procedura ndaj tij për shkak të gjendjes shëndetësore, kërkesës iu bashkëngjit avokati i Çitakut, por për një tjetër arsye.

Listës së kërkesave ndaj gjykatës iu shtua edhe kërkesa për gjykim në mungesë të Hysein Ajdinit, pasi nuk jeton në Kosovë.

Nga ngritja e aktakuzës në dhjetor të 2022-s, këtë të hënë ka filluar fjala hyrëse, që pritet të vazhdojë edhe të martën, e pastaj do të nisë dëgjimi i dëshmitarëve.

Sipas aktakuzës, me ndërtime të kundërligjshme në Parkun Kombëtar “Sharri” është bërë degradimi i papërmirësueshëm i mjedisit dhe janë rrezikuar pasuritë e mbrojtura natyrore në Brezovicë.

Reklamë

Kolegji AAB – ne fund pas kutise ‘mos e humb as nje lajm’
Pranimi i fajësisë, Dimitrije Recicevic tërhiqet një vit pasi arriti marrëveshje me prokurorinë | ATV