Një 34 vjeçar me inicialet E.S është arrestuar sot në Tiranë gjatë një operacioni të koduar “The Van”.
I njëjti dyshohet se posedonte armatim, thuajse sa për një ushtri.
” Sekuestrohen 23 armë zjarri (5 prej tyre me snajper), 1 silenciator, 17 krehra me municion luftarak, celularë dhe pajisje për shpërthime në distancë, paisje për bllokimin e valëve, uniforma si të Policisë dhe sende të tjera të kundërligjshme”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit, transmeton Klankosova.tv.
Në njoftim thuhet se janë shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë.
Krejt çka u gjet në rrugën “Myslym Shyri” të kryeqytetit shqiptar:
-12 armë zjarri pistoletë të markave “Beretta”, “Glock”, “Rex Delta”, “Ruger-57” dhe “Tanfoglio”;
-6 armë zjarri automatike;
-5 armë zjarri me tytë të gjatë (me shënjestër optike, të ngjashme me snajper);
-1 silenciator;
-17 krehra për armë zjarri të ndryshme;
-pjesë të ndryshme armësh zjarri;
-15 000 fishekë;
-17 kuti me pranga të ngjashme me ato që përdoren nga Policia;
-12 celularë dhe pajisje që përdoren për shpërthime në distancë;
-pajisje elektronike gjurmuese (GPS);
-pajisje për bllokimin e valëve;
-pajisje për numërimin e kartëmonedhave;
-3 komplete uniformash të ngjashme me ato të Policisë.







