Policia me nënstacion në rrugën që e përdori terroristi Radoicic

Përgatiti: N. Luta, F. Jashari

Nga rreth 2 kilometra distancë, kryeministri Albin Kurti pa pikën kufitare në Izvor, ndërmjet Zveçanit në Kosovë dhe Novi Pazarit në Serbi, të cilën shteti fqinj nuk e funksionalizoi asnjëherë, përkundër marrëveshjes së Brukselit nga viti 2015.

Aty, afër rrugës që dyshohet se u përdor nga Milan Radoicic dhe grupi i tij për sulmin terrorist-paramilitar në Banjskë, kryeministri Kurti, bashkë më ministrin e Brendshëm dhe drejtorin e Policisë, vunë gurthemelin e një nënstacioni të ri.

Pos kushteve më të mira të punës për zyrtarët policorë, sipas tyre, nënstacioni kontribuon në luftimin më efikas të kontrabandës dhe krimeve të tjera.

“Hap tejet i rëndësishëm për ligjshmërinë dhe kushtetutshmërinë e Kosovës, për sigurinë, paqen, për sovranitetin shtetëror e integritetin territorial”, tha Kurti.

“Është një prej ndërtimeve që po bëjmë në përforcimin e infrastrukturës së Policisë, me qëllim të garantimit të rendit kushtetues, tërësisë territoriale dhe luftimit të krimit dhe kontrabandës, që ka qenë goxha e madhe në të kaluarën në veri”, tha drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha.

Ndërtimi i nënstacionit pritet të kushtojë rreth 700 mijë euro, ndërsa synimi i Qeverisë dhe Policisë është përfundimi i punimeve para fundit të vitit.

Në rrugën Izvor-Banjskë, me terren të vështirë malor dhe me gjatësi rreth 15 kilometra, për vite me radhë kishte prezencë dhe kontroll të ulët – edhe si pasojë e refuzimit të Serbisë për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit.

Në kuadër të IBM-së apo marrëveshjes për menaxhimin e integruar të kufirit, Kosova dhe Serbia, më 21 Maj 2015, u dakorduan për hapjen e dy pikave të reja kufitare.

Ujdia parashihte ndërtimin dhe hapjen e pikë-kalimeve kufitare në Izvor, ndërmjet Zveçanit dhe Novi Pazarit, si dhe tjetrës në Kapi të Sfircës, ndërmjet Kamenicës dhe Medvegjës – me qëllim lehtësimin e qarkullimit të ndërsjellë.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA