1 C
Pristina
Monday, January 19, 2026

Policia jep detaje për aksionin ku u arrestuan katër të dyshuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe marrje ryshfeti

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me aksionin e sotëm, ku në pranga kanë përfunduar katër persona të dyshuar për keqperdorim të pozitës zyrtare dhe marrje e ryshfetit.

Të arrestuarit dyshohen për keqpërdorime në procesin e lëshimit të lejeve për armët.

Njoftimi i plotë i policisë.

Policia e Kosovës, më saktë Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, me datën 19.01.2026 në koordinim me Prokurorinë Themelore Prishtinë dhe me urdhër të Gjykatës Themelore Prishtinë, ka zhvilluar kontroll në katër lokacione të ndryshme, duke përfshirë dy shtëpi/banesa private, një lokal afarist dhe një zyrë.

Përmes hetimeve të zhvilluara, ku janë aplikuar masat e veçanta të hetimit, janë siguruar dëshmi të mjaftueshme për të dëshmuar veprat penale si: ’keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ dhe “marrja e ryshfetit në sektorin privat”.

Lidhur me rastin dyshohet se katër persona të dyshuar (nga ta tre meshkuj kosovarë dhe një femër kosovare) janë përfshirë në veprat penale të lartcekura, duke marrë ryshfet nga persona të ndryshëm të cilët janë pajisur me certifikatë për leje të armës pa prezencën e tyre, siç e parasheh ligji dhe procedurat tjera vijuese.

Gjatë kontrollit janë sekuestruar përkohësisht: 7 telefona celularë, dosje dhe dokumente relevante në lidhje me rastin, ndërsa personat e dyshuar janë intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje deri në 48 orë.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA