Policia e Kosovës dhe ajo gjermane me aksion të përbashkët, cak bizneset “Call Center”

Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, konkretisht Sektori për Hetime të Krimeve Kibernetike, ka zhvilluar sot një aksion, në koordinim me autoritetet gjermane nën dyshimet për veprimtari të kundërligjshme që është ushtruar nga një grup i caktuar.

Siç merr vesh Sinjali, aksioni është kryer në disa lokacione të ndryshme, te bizneset që funksionojnë si ‘call center’.

Raportohet se ky rast lidhet me një hetim disa mujor që është kryer në bashkëpunim edhe me Policinë gjermane.

Bazuar në informacionet e para, bizneset e regjistruara si qendra të thirrjeve është ushtruar veprimtari në kundërshtim me ligjin, me qëllim të përfitimit të jashtëligjshëm.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA