Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka njoftuar se kanë nisur proceduar për ndërtimin e parkingut nëntokësor.
Bulliqi ka bërë të ditur se projekti i parkingut nëntokësor parashihet të ketë rreth 10 mijë m² parking.
“Komuna e Podujevës ka filluar procedurat për ndërtimin e parkingut nëntokësor. Projekti i parkingut nëntokësor parashihet të ketë rreth 10 mijë m² parking, poashtu e ka të inkuadruar edhe hapësirën ku janë destinuar rreth 1000 m² për afarizëm”, thotë ai.
Kryetari i Podujevës thekson se parkingu nëntokësor planifikohet të ndërtohet në sheshin “Ali Ajeti”, realizimi i tij do të bëhet përmes partneritetit publiko-privat.
“Për çdo informatë mund të drejtoheni në Zyren e Prokurimit nr. 55”, thotë mes tjerash ai.