Kalo te përmbajtja
Të fundit

Lëndimi i Conceicaos mund t’i hapë rrugën Zhegrovës drejt formacionit titullar te Juventusi

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Lëndimi i Conceicaos mund t’i hapë rrugën Zhegrovës drejt formacionit titullar te Juventusi

Sulmuesit kosovar Edon Zhegrova mund t’i krijohet një mundësi e rëndësishme për të fituar më shumë hapësirë në formacionin e Juventusit, pas lajmeve për lëndimin e bashkëlojtarit të tij, Francisco Conceicao.

Pavarësisht pritshmërive që Zhegrova të niste si titullar në përballjen ndaj Lazios, trajneri Luciano Spalletti zgjodhi sërish Nico Gonzalezin për 11-shen startuese, duke e lënë yllin e Kosovës në bankën rezervë.

Reklamë

Në humbjen e Juventusit ndaj Lazios, Spalletti vendosi t’i aktivizonte Zhegrovën dhe Conceicaon vetëm në minutën e 70-të. Megjithatë, të dy patën pak kohë për të ndikuar në lojë, në një ndeshje ku skuadra torineze hasi vështirësi përballë mysafirëve.

Por, situata mund të ndryshojë në ditët në vijim. Sipas gazetarit Giovanni Albanese, Conceicao ka pësuar një lëndim në krahun e majtë dhe ekziston rreziku që të qëndrojë jashtë fushave për rreth një muaj.

“Goditje në krahun e majtë për Conceicaon. Testet do të bëhen në orët e ardhshme. Rrezikon një muaj jashtë”, ka raportuar Albanese.

Nëse mungesa e portugezit konfirmohet, Zhegrova mund të përfitojë nga kjo situatë për të siguruar më shumë minuta dhe për t’i dëshmuar Spallettit se meriton një vend në formacionin titullar.

Megjithatë, për sulmuesin kosovar ekziston edhe një kufizim i rëndësishëm: ai nuk është i përfshirë në listën e Juventusit për garat evropiane. Për këtë arsye, mundësitë e tij për të bindur trajnerin do të vijnë vetëm në ndeshjet e kampionatit italian.

Reklamë

Kolegji AAB – ne fund pas kutise ‘mos e humb as nje lajm’