16.5 C
Pristina
Tuesday, April 7, 2026

‘‘Po e rikthejmë teleferikun e Germisë’’, Rama: Parku është potencial i pashfrytëzuar

Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka thënë se po e rikthejnë teleferikun e Germisë, duke shtuar se parku është hapësirë e përbashkët, dhe një potencial i pashfrytëzuar.

Rama ka thënë se hapat konkretë për realizimin e këtij projekti janë diskutuar në një takim me me përfaqësues të komunitetit sportiv, organizatave rekreative dhe institucioneve relevante, përcjell Gazeta Express.

‘’ Duke qenë se Gërmia është zonë e mbrojtur, çdo hap do të ndërmerret me kujdes maksimal, në përputhje të plotë me standardet më të larta mjedisore dhe kornizën ligjore në fuqi’’, ka shtuar Rama.

Postimi:

Po e rikthejmë teleferikun e Gërmisë 🚡

Rikthimi i ski-liftit nuk është thjesht një projekt, është rikthim i një ndjenje që shumëkush e mban mend, dhe një mundësi e re për brezat që vijnë.

Gërmia ka qenë gjithmonë më shumë se një park, është hapësira jonë e përbashkët, frymëmarrja e qytetit dhe një potencial i pashfrytëzuar për t’u kthyer në një pistë të vërtetë skijimi dhe pistë për sporte tjere reakreative.

Në një takim të zgjeruar me përfaqësues të komunitetit sportiv, organizatave rekreative dhe institucioneve relevante, janë diskutuar në detaje hapat konkretë për realizimin e këtij projekti, i cili tashmë po merr trajtë të qartë zhvillimore.

Duke qenë se Gërmia është zonë e mbrojtur, çdo hap do të ndërmerret me kujdes maksimal, në përputhje të plotë me standardet më të larta mjedisore dhe kornizën ligjore në fuqi.

Në koordinim të ngushtë me institucionet qendrore, po punohet intensivisht për qartësimin e procedurave dhe krijimin e bazës së nevojshme ligjore dhe teknike për jetësimin e këtij projekti.

Një zhvillim i madh është në horizont.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA