7.7 C
Pristina
Wednesday, February 11, 2026

Po e përdorni gabim makinën e enëve? Ja si po ju rrit faturën e energjisë

Mbushja e gabuar e makinës për larjen e enëve ul efikasitetin e larjes, rrit konsumin e energjisë dhe ngarkon në mënyrë të panevojshme pjesët kyçe të pajisjes

Shumë zakone të përditshme i kryejmë pothuajse automatikisht, pa menduar për pasojat që kanë në buxhetin tonë. Nga gabime të vogla në kuzhinë, te blerjet impulsive apo zakonet e këqija në mirëmbajtjen e shtëpisë, pikërisht këto rutina “të padukshme” mund të shpenzojnë ngadalë, por me siguri, para, shpesh pa e vërejtur fare. Shumica e familjeve e përdorin makinën për larjen e enëve pothuajse çdo ditë, por ekspertët paralajmërojnë se miliona njerëz i rendisin enët gabimisht, një gabim që me kalimin e kohës mund t’u kushtojë familjeve edhe mijëra euro.

Sipas ekspertit për makinat e larjes së enëve Endru Laflin nga organizata Which? dhe servisuesit të pajisjeve shtëpiake Stiv Nil, zakonet e gabuara gjatë mbushjes ulin efikasitetin e larjes, rrisin konsumin e energjisë dhe ngarkojnë pa nevojë komponentët kryesorë, duke shkurtuar ndjeshëm jetëgjatësinë e makinës, raporton Daily Express. Një nga problemet më të mëdha është mbingarkimi.

“Nëse enët janë shumë afër njëra-tjetrës, gryka e ujit nuk mund të qarkullojë siç duhet dhe detergjenti nuk arrin në sipërfaqet që duhen pastruar”, tha Nil. Ai shtoi se pjatat duhet të jenë të ndara të paktën pesë milimetra dhe që të gjitha objektet të jenë qartë të dukshme. Kur makina është e mbingarkuar, spërkatëset mund të bllokohen, gjë që e detyron pajisjen të punojë më fort dhe rrit rrezikun e defekteve mekanike, transmeton Telegrafi.

Një tjetër keqkuptim i shpeshtë është shpëlarja paraprake e enëve. Laflin thekson se makinat moderne për larjen e enëve janë projektuar për t’u përballur me mbetjet ushqimore dhe tashmë kanë faza të integruara të paralarjes. “Shpëlarja paraprake nuk e përmirëson larjen dhe në fakt vetëm shpenzon ujë”, tha ai, duke shtuar se mbetjet e mëdha ushqimore gjithsesi duhet të hiqen, sepse objekte si kokrrat e misrit, kockat dhe farat mund të bllokojnë kullimin dhe të shkaktojnë dëmtime serioze.

Vendosja e saktë e takëmeve është një tjetër problem i shpeshtë. Kur lugët dhe pirunët futen njëri në tjetrin në shportat e posaçme, sipërfaqet e ndotura mbeten të mbuluara dhe nuk arrijnë uji dhe detergjenti. Me kalimin e kohës, kjo çon në larje më të shpeshta dhe kosto më të larta energjie. Vendosja e takëmeve në mënyrë të alternuar, lart-poshtë, ndihmon që kjo të shmanget dhe njëkohësisht siguron që thikat të mos pengojnë punën e spërkatësve.

Ekspertët paralajmërojnë gjithashtu se shumë njerëz nuk i rregullojnë shportat në makinën për larjen e enëve. Shumica e makinave lejojnë ndryshimin e lartësisë së shportës së sipërme dhe distancës mes mbajtëseve, gjë që përmirëson qarkullimin e ujit dhe parandalon dëmtimet që ndodhin kur pjatat e mëdha vendosen në hapësira të papërshtatshme.

Nil thotë se pikërisht këto gabime, në dukje të vogla, janë shkaku i shumë defekteve me të cilat ai përballet në praktikë. “Filtrat e bllokuar, pompat e dëmtuara dhe spërkatëset e thyera janë shpesh rezultat i mbushjes së gabuar dhe mungesës së mirëmbajtjes. Nëse nuk zgjidhen me kohë, ato mund ta shkatërrojnë plotësisht makinën tuaj për larjen e enëve”, paralajmëron ai.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA