Kalo te përmbajtja
Të fundit

Pjesëmarrje masive e serbëve në Zveçan, KFOR siguron objektin e komunës me tela gjemborë

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Pjesëmarrje masive e serbëve në Zveçan, KFOR siguron objektin e komunës me tela gjemborë

Pak metra larg objektit të komunës aty, afër telave gjemborë serbët në numër goxha të madh, janë mbledhur për të protestuar për të tretën ditë me radhë.

Me më pak protestues e shumë më pak incidente u shënuan protestat e serbëve në tri komunat veriore, të martën.

Reklamë

Pas atyre të së hënës, ku veç në Zveçan u lënduan 30 ushtarë të KFOR-it, tre prej tyre me armë zjarri, të martën, misioni i KFOR-it shtoi masat e sigurisë rreth objekteve komunale në Zveçan, Zubin-Potok e Leposaviq, duke vënë edhe tela me gjemba.

Kërkesë e protestuesve serbë ishte që nga ndërtesat komunale të largohen kryetarët e zgjedhur, të gjithë shqiptarë, si dhe forcat policore.

Por qetësia e së martës mund të mos përsëritet edhe sot, pasi serbët kanë paralajmëruar protesta masive dhe kanë vënë kushte, që, sipas tyre, duhet të plotësohen.

Reklamë

Pjesëmarrje masive e serbëve në Zveçan, KFOR siguron objektin e komunës me tela gjemborë | ATV