-2.8 C
Pristina
Thursday, January 8, 2026

Për dy ditë në Kosovë sasia e reshjeve ishte 43mm në një metër katror

Në Kosovë gjatë ditëve (e hënë dhe e martë) sasia e reshjeve të shiut mesatarisht ka qenë 43mm në një metër katror.

Kjo është bërë e ditur nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës i cili ka publikuar raportin për nivelin e ujit në lumenjtë e Kosovës pas reshjeve të fundit të cilat shkaktuan vërshime në disa komuna të Kosovës.

Ndërkaq sasia e reshjeve sipas pellgjeve lumore më së shumti ka arritur në Drinin e Bardhë me 76.2mm, Ibri 27.8mm, Morava e Binçës 19.9mm dhe Lepenci 47.9mm.

Sipas IHMK-së, shumica e lumenjve në Kosovë, e sidomos ata në pjesën Perëndimore dhe qendrore të vendit, gjatë këtyre dy ditëve kanë pësuar ngritje, ku disa prej tyre në disa segmente, kanë dalë nga shtrati i tyre dhe kanë shkaktuar përmbytje lokale.

“Situata më e vështirësuar paraqitet në lumenjtë: Drini i Bardhë, Ereniku, Bistria e Deçanit, Toplluha, Klina, Mirusha, Lumi Drenica, Lumi Istogut. Lumenjtë në lindje dhe jug të vendit si Ibri, Sitnica, Morava e Binçës, Lepenci, Nerodimja aktualisht kanë ngritje të lehtë të niveleve dhe nuk paraqesin problem”, thuhet në njoftim.

Si pasojë e reshjeve disa komuna të Kosovës janë përballë më vërshime.

Situata me e rëndë të martën është paraqitur në Gjakovë, Klinë, Drenas, Malishevë e Junik.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA