Pensionistët synojnë shumën e pensionit konform inflacionit

Përgatiti: Krenare Mulliqi

Shpresa se do t’i fitonte afro 300 euro, e detyroi Osman Krasniqin të padisë Ministrinë e Financave.

Padia e tij bazohej në Ligjin për skemat Pensionale, me ç’rast neni 14 specifikon se pensionet duhej harmonizuar me koston e jetesës.

Por, kërkesa e tij nuk u trajtua nga Gjykata Themelore në Prishtinë. Në arsyetimin e Gjykatës shkruan se kjo shkallë nuk është kompetente për një lëndë të atillë.

Refuzimin e padive e vlerësojnë të padrejtë edhe pensionistë të tjerë.

Por, avokati i cili i përfaqëson disa pensionistë thotë se mundësi tjetër është Gjykata e Apelit.

Sipas avokatit, janë mijëra pensionistë të cilët tashmë i kanë dorëzuar paditë.

Bazuar në Ligjin për skemat sociale, harmonizimi i pensioneve me koston e jetesës duhet të bëhet një herë në vit, duke rritur shumën për aq sa është rritur inflacioni.

Megjithatë, pensionet në Kosovë nuk rriten në baza vjetore.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA