Pas fotos misterioze me një djalë të panjohur, Xheneta ka siguruar që kjo javë të jetë e saj, duke publikuar biseda telefonike me fituesin e Big Brother VIP Kosova, Drilon Rama. Gjatë qëndrimit të tyre në shtëpi, dyshja nuk patën marrëdhënie të mira, por audio-përgjimet e fundit tregojnë një tjetër histori.
Në incizimet e publikuara, Driloni dëgjohet duke kërkuar takim me Xhenetën në orët e vona të natës, duke shprehur hapur dëshirën për ta parë atë. Në një pjesë të audios, ai i drejtohet Xhenetës me fjalët:
“S’kam takuar askënd nga Big-u sepse s’dua të merrem me askënd më, përveç teje Xhenetë. A duhet ma ardh pa të pyet a? Qysh bre Xhenetë s’po del (në takim). Po du me t’pa live e jo veç me ta dëgju zërin. Me të kallzu drejt më ka marr malli veç për ty.”
Publikimi i këtyre bisedave ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, ndërsa Driloni ka reaguar duke deklaruar se gjithçka ishte tallje me Xhenetën.
Në Kosovë, incizimi i bisedave pa pëlqimin e personave të përfshirë konsiderohet shkelje e privatësisë dhe është i ndaluar me ligj. Sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, regjistrimi i paautorizuar i komunikimeve private pa pëlqimin e personave të përfshirë përbën vepër penale dhe mund të rezultojë në ndjekje ligjore dhe sanksione për personin që kryen një veprim të tillë.
Prandaj, mbetet për t’u parë se si do të reagojë Driloni dhe nëse do të ndërmarrë hapa ligjorë ndaj Xhenetës, duke e paditur për shkelje të privatësisë. / NO FILT/