Ministri i mbrojtjes i Pakistanit ka thënë se vendi është në një “luftë të hapur” me Afganistanin fqinj, pasi të dy vendet nisën sulme ajrore gjatë natës.
Khawaja Muhammad Asif tha se durimi i Islamabadit kishte shteruar ndërsa tensionet u përshkallëzuan, me raportime për viktima nga të dyja palët.
“Kupa jonë e durimit është derdhur”, tha ai.
“ Tani është një luftë e hapur midis nesh dhe jush”, shtoi Ministri.
Ai pretendoi se talebanët e kishin shndërruar Afganistanin “në një koloni të Indisë”, kishin mbledhur militantë nga e gjithë bota dhe kishin filluar të “eksportonin terrorizëm”.
Ndryshe, Pakistani kreu sulme ajrore në kryeqytetin afgan, Kabul, dhe dy provinca të tjera gjatë natës, vetëm disa orë pasi Afganistani nisi një sulm ndërkufitar ndaj Pakistanit.
Pakistani thotë se i ka sosur durimi dhe tani është në luftë të hapur me Afganistanin, pasi konflikti midis të dyve u përshkallëzua brenda natës.
Është një moment i rëndësishëm pas muajsh tensionesh midis fqinjëve.
Rritja e dhunës midis dy vendeve ka kohë që ka filluar që kur talebanët u rikthyen në pushtet në vitin 2021.
Islamabadi akuzon Kabulin për strehimin e terroristëve të “talebanëve pakistanezë” që veprojnë në zonat kufitare midis dy vendeve, të cilët sipas tyre po përpiqen të destabilizojnë Pakistanin.
Nga ana tjetër, Kabuli akuzon Pakistanin për krijimin e një preteksti për ndërhyrje në Afganistan, si pjesë e armiqësisë së tij të gjatë dhe të thellë me Indinë.






