Ish-asistentja e aktorit Vin Diesel pretendon se aktori e ngacmoi seksualisht atë gjatë xhirimeve të “Fast & Furious Five” në Atlanta në 2010.
Sipas Deadline , një padi e ngritur në Gjykatën e Lartë të Los Anxhelosit pretendon se Diesel ngacmoi Asta Jonasson në një dhomë të hotelit.
“Vin Diesel e kapi me forcë atë, i preku gjoksin dhe e puthi”, thuhet në padinë për sulm seksual. Më pas ajo tha vazhdimisht “jo” me zë të lartë dhe u përpoq të shkëputej nga duart e Vin Diesel.
Më pas, disa orë më vonë, Diesel thuhet se e pushoi nga puna.
Sipas avokates së Jonasson, aji sot e kësaj dite ende vuan nga pasojat e sulmit, nga stresi emocional si dhe nga dhimbjet psikologjike dhe fizike.
Ndërkohë, në një deklaratë u shpreh edhe avokati i Vin Diesel. Bryan Freedman deklaroi se klienti i tij i mohon akuzat: “Dua ta bëj shumë të qartë se Vin Diesel e mohon kategorikisht dhe plotësisht këtë pretendim’’, tha ai./atvlive.tv/
Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme: