Osmani thotë se për herë të parë në histori, Kosovës iu hapën dyert edhe në Samitin e NATO-s

Presidentja Vjosa Osmani gjatë adresimit që po mban në Kuvend ka thënë se marrëdhëniet e vendit tonë me Shtetet e Bashkuara, si dhe me partnerët e tjerë në Evropë e përtej, riafirmojnë rolin tonë si një forcë proaktive për paqen dhe zhvillimin në rajonin tonë dhe më gjerë, raporton Ekonomia Online.

“Pjesëmarrja jonë aktive në samite dhe forume ndërkombëtare, ka fuqizuar gjithnjë e më shumë zërin e Kosovës në skenën ndërkombëtare. Për herë të parë në histori, Kosova është ftuar në samite edhe të organizatave ku nuk është anëtare, siç ishte samiti i NATO-s dhe organizime të tjera ndërkombëtare ku dëshmuam se rëndësia e një shteti nuk përcaktohet vetëm nga madhësia gjeografike apo ekonomia, por edhe nga rrëfimi ynë, shembulli që japim si dhe vlerat që mbrojmë. Veprimet e politikës sonë të jashtme janë shtrirë edhe në kontinente, rajone e shtete të tjera, përtej Evropës e SHBA-ve, duke përfshirë Afrikën, Azinë, Lindjen e Mesme dhe Amerikën Latine”, tha Osmani.

Ajo theksoi se kjo shtrirje është më shumë se simbolike, ngase përfaqëson aspiratën tonë për bashkëpunim gjithëpërfshirës që i kapërcen kufijtë apo distancat gjeografike.

“Vetëm deri tani në vitin 2024, kam realizuar dhjetëra vizita ndërkombëtare e qindra takime me liderë dhe palë të interesuara nga i gjithë bota. E këto vizita e komunikime në interes të Kosovës do të vazhdojnë edhe në pjesën e mbetur të vitit dhe tutje përgjatë gjithë angazhimit tim politik. Çdo vizitë ka hapur kapituj të rinj bashkëpunimi në fushat nga siguria deri te zhvillimi ekonomik. Veçanërisht, politika jonë e jashtme proaktive ka adresuar interpretimet e veprimet dashakeqe nga Serbia në lidhje me atë se çfarë është e çfarë përfaqëson sot Kosova. Përgjigja ka qenë përherë një dhe e vetme: Kosova e lirë, e pavarur, sovrane e demokratike është një realitet i pakthyeshëm”, tha Osmani.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA