Kalo te përmbajtja
Të fundit

Osmani takohet me Presidentin e Bullgarisë: Diskutuam për rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në KiE, BE, NATO

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Osmani takohet me Presidentin e Bullgarisë: Diskutuam për rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në KiE, BE, NATO

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se është takuar me Presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev, në kuadër të Samitit në Mbretërinë e Bashkuar.

Osmani ka thënë se me Radev ka folur për rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në KiE, BE, NATO dhe organizata të tjera ndërkombëtare.

Reklamë

“Gjatë takimit tonë në Mbretërinë e Bashkuar, e falënderova Presidentin bullgar Rumen Radev për mbështetjen e palëkundur të Bullgarisë për të ardhmen euroatlantike të Kosovës. Diskutuam raportet tona të shkëlqyeshme bilaterale, si dhe rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në KiE, BE, NATO dhe organizata të tjera ndërkombëtare”, ka shkruar Osmani.

Reklamë

Osmani takohet me Presidentin e Bullgarisë: Diskutuam për rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në KiE, BE, NATO | ATV