“Keni dështu”, protestë para Qeverisë – kërkohet dorëheqja e Kurtit

Një grup i vogël i qytetarëve janë mbledhur sot në sheshin “Skënderbeu” para Qeverisë kundër qeverisjes së Albin Kurti, duke kërkuar dorëheqjen e tij.
Organizatori i protestës, Durim Aliu bëri thirrje që protesta të jetë paqësore dhe të mos shkaktohen dëme.
Reklamë
Ai tha se numri i vogël i protestuesve nuk i dëshpëron e as nuk i zmbraps nga vendimi për të dalë e për të protestuar.
“Ne e dimë që shumica nuk guxojnë të dalin këtu për arsye se e rrezikojnë vendin e tyre të punës. Ne e dimë që ky regjim i Albin Kurtit nuk e ka shumë larg me ecë prej këtu. Nuk do të ndalemi me protesta, do ta mbushim sheshim me qytetarë”, ka thënë ai.
Gjatë protestës, në shenjë revolte u lëshuan auto-parlantë.
Ata përmes thirrjeve kërkuan: “Dorëheqje” dhe përmes pankartave me mbishkrime, “Keni dështua”, “Nuk bëhet kështu”.
Reklamë








