Kalo te përmbajtja
Të fundit

Osmani e çon ne vend kërkesën e Kurtit, ia jep mandatin Konjufcës për ta formuar Qeverinë

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Osmani e çon ne vend kërkesën e Kurtit,  ia jep mandatin Konjufcës për ta formuar Qeverinë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka mandatuar Glauk Konjufcën për kryeministër, pas propozimit të Lëvizjes Vetëvendosje.

Osmani gjatë një konference për media, ka thënë se ky mandatim është në përputhje me Kushtetutën dhe tri aktgjykimet.

Reklamë

Po ashtu, ajo tha se me aktgjykim ka përgjegjësi ta ruajë stabilitetin e vendit për shmangien e zgjedhjeve.

“Sot në përputhje me kushtetutën, në përputhje me tri aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese, kam mandatuar z. Glauk Konjfuca kandidat për kryeministër. Mandatimi i z. Konjufca është me përgjegjësinë tjetër që gjykata ia ka dhënë presidencës në po të njëjtat aktgjykime, respektivisht që presidentja të ruajë stabilitetin vendit, duke shamngur zgjedhjet”, ka thënë Osmani.

Ajo tha se nuk ka diskrecion në këtë çështje, pos nëse do të kishte edhe të propozuar tjerë, duke shtuar se nuk ka pos propozimit të Vetëvendosjes.

Reklamë

Kolegji AAB – ne fund pas kutise ‘mos e humb as nje lajm’
Osmani e çon ne vend kërkesën e Kurtit, ia jep mandatin Konjufcës për ta formuar Qeverinë | ATV