Përgatiti: Driton Sadiku
Kuvendi e miratoi në lexim të parë buxhetin për vitin 2025, por kohë për komente e amendamente, opozitës i dha vetëm dy ditë.
Kësisoj anëtarët opozitarë shprehën shqetësimin e tyre lidhur me kohën e shkurtër, teksa projektbuxheti po diskutohej në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal.
Megjithatë, u theksua nevoja që buxheti të rritet në disa institucione publike.
Por një kundërpërgjigje karshi opozitës e pati Besim Muzaqi i Vetëvendosjes.
Për pak minuta diskutimi mori tjetër kahje, atë se kush do ta udhëheqë vendin, në mandatin tjetër.
Sidoqoftë, pavarësisht të drejtës, nxitimi në këtë çështje po konsiderohet si praktikë jo e mirë edhe nga monitoruesit e Kuvendit.
Megjithatë, pas marrjes së komenteve, projektbuxheti pritet të procedohet për miratim në lexim të dytë, të enjten e ardhme, më 21 nëntor.