Opinionistët vlerësojnë se vota e serbëve dirigjohet nga presidenti Aleksandar Vuçiq

Përgatiti: Arton Hamiti

Lista Serbe i ka bërë të gjitha përgatitjet e kërkuara nga KQZ-ja, për zgjedhjet e 9 shkurtit, tha kryetari i këtij subjekti në një tubim në Graçanicë, të hënën.

Por, Zlatan Elek nuk e konfirmoi e as mohoi pjesëmarrjen e partisë në zgjedhje, duke shtuar se duhet pritur vendimi i kryesisë së Listës Serbe. Në fakt ky vendim, sipas ish-deputetes, Rada Trajkoviq, i takon presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Vendimet e saj, Lista Serbe s’i merr vetë por presidentin Vuçiq. Andaj edhe ai do të pajtohet që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje. Them se tashmë fitorja e Listës Serbe është e paracaktuar dhe fushata tashmë ka filluar”, tha Trajkoviq.

Në zgjedhjet e ardhshme pritet të garojnë edhe Lëvizja Popullore Serbe e Millija Bishevacit, Partia e Serbëve të Kosovës e Aleksandar Jabllanoviqit, dhe Partia Progresive Demokratike e Nenad Rashiqit.

Pavarësisht kësaj, sipas opinionistit Bekim Kabashi, vota e qytetarëve serbë dirigjohet nga Aleksandar Vuçiq.

“Mendoj që edhe këto zgjedhje si në të kaluarat kur merr pjesë Lista Serbe dihet ku shkon vota. Pra thënë ndryshe serbët votojnë për atë që u thotë Vuçiqi, pra me direktiva të presidentit serb”, tha Kabashi.

Megjithëse ndër vite, Lista Serbe ka qenë subjekti bindshëm më i votuar nga serbët në Kosovë, sipas ish-deputetes Trajkoviq, më së paku kjo parti është angazhuar për të mirën e tyre.

“Kuvendi i Kosovës është vend ku duhet zhvilluar dialogu dhe ku ka mundësi të arrihet edhe bashkëpunimi politik dhe i pajtimit, por populli serb kurrë asgjë s’ka fituar nga Lista Serbe. Krejt çka mbeti nga kjo parti është Radojiçiqit të cilin ende nuk e dorëzojnë”, tha Trajkoviq.

Nëse konfirmohet pjesëmarrja, kjo do të jetë hera e parë që Lista Serbe merr pjesë në një proces zgjedhor në Kosovë, prej nëntorit të vitit 2022, kur serbët patën dhënë dorëheqje nga institucionet e Kosovës.

E në Kuvendin e Kosovës, janë 10 ulëse të rezervuara për minoritetet.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA