OpenAI po prodhon smartphone pa ekran, që do shërbejë për dialogim me IA vetëm me zë. Kështu, teknologjia po imiton komunikimin njerëzor, duke e zëvendësuar atë me mekanizma artificialë në forma edhe më të sofistikuara. Aktualisht janë mbledhur grupe pune me ekspertët më të zotë të sektorit të inteligjencës artificiale në botë për përmirësimin e modeleve audio mbi të cilat mbështetet aktualisht chatbot-i ChatGPT, në mënyrë që edhe kalimi në modelin më të avancuar të jetë më i lehtë për përdoruesit njerëz.
Pritet që modeli i ri audio ChatGPT të dalë në treg në fillim të vitit 2027. Sipas mediave ndërkombëtare, pajisja e re do të jetë e lidhur edhe me altoparlantë, natyrisht, dhe me syze inteligjente. Por jo vetëm OpenAI po përqendrohet në këtë drejtim, por edhe kolosët e tjerë teknologjikë janë pozicionuar tashmë. Syzet e komandueshme me zë të Meta-s apo asistentja dixhitale Alexa e Amazon-it, e bazuar në Inteligjencën Artificiale Gjenerative, për t’u komanduar dhe bashkëvepruar me audio.






