18.4 C
Pristina
E diel, 8 Shtator, 2024

Nuk ndalen lotët e gëzimit, Halil Kastrati ia dhuron çelësin e banesës nënës vetushqyese

Pas shumë vuajtjeve dhe sfidave, ëndrra e Pranvera Shalës që ajo dhe fëmijët ta kenë një kulm mbi kokë u bë realitet.

Historia e saj e dhimbshme që u transmetua në emisionin STUDIO A në ATV, preku zemrat e secilit, përfshirë këtu, edhe atë të humanistit të madh shqiptar, Halil Kastrati, i cili e mori përsipër që Pranverës dhe fëmijëve të saj t’ua sigurojë një vendbanim të sigurt.

“Pamjet flasin vetë. I kemi pa pamjet edhe përmes ekranit televiziv në emisionin e Adelinës, kështu që, krejt ato na kanë bërë që ne sot të jemi këtu dhe ta marrim familjen e ta çojmë në një strehim të ri. Unë e kam pyetur Adelinën se a kanë dëshirë me kanë në një lokacion tjetër, me ka thënë që është më mirë edhe më lehtë për familjen se edhe për punë të punësimit, dhe ne e kemi pasur një banesë të gatshme atje për mos me e zgjatë për peridhë më të gjatë për më e strehua te”, tha humanisti Halil Kastrati.

Pasi ia dorëzoi çelësin e banesës Pranverës, Kastrati tha se për të është një ndjenjë e papërshkrueshme që i përjeton pothuajse çdo ditë.

“Unë shpesh herë kam thënë, më pyesin: A bëhesh imun në këtë punë. Jo nuk bëhesh imun sepse rastet nuk janë të njëjta. Imun ndoshta bëhem, se nuk na bën përshtypje numri i familjeve që strehojmë. Ndodh që brenda një jave i nisim 100 shtëpi, kjo nuk na bën përshtypje”, tha Kastrati.

Pranvera së bashku me dy fëmijët e saj, pasi u vendosën në banesën e re në Fushë Kosovë, falënderoi të gjithë donatorët që kanë ndihmuar në strehimin e saj.

“Falënderoj krejt donatorët, krejt kush ka dhënë sadaka, shumë faleminderit. Azoti i shpërbleftë ishalla. Për vete jam tepër e gëzume”, tha Pranvera. /atvlive.tv

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_imgspot_img
spot_img

LAJME TË TJERA