Nora Malaj: Lufta ime me tumorin dhe forca për ta mposhtur

Avokatja dhe sociologia Nora Malaj ishte e ftuar në “Libero” në ATV, ku foli shumë për jetën e saj, vështirësitë që kishte kaluar dhe shumë aspekte të tjera të rëndësishme.

Nora, për herë të parë, diskutoi për sëmundjen që kishte hasur. E përlotur, ajo rrëfeu se si zbuloi që kishte tumor dhe ndau fjalët e saj para se të hynte në sallën e operacionit, duke dashur me çdo kusht të kishte sukses, pasi kishte një djalë për të rritur. Në fund, ajo e përmbylli rrëfimin duke theksuar se i provoi të gjitha, por sot është më e fortë se kurrë dhe ka kuptuar se jetën mund ta sfidojë në të gjitha format.

“…më tha e dashur Nora, ne do hyjmë në një operacion… Kur e mora vesh, i them atij që ishte i anestezisë: ‘Ti nuk ke shans të mos më nxjerrësh mua nga operacioni, se unë kam një djalë që duhet ta rris… Unë i provova të gjitha dhe ja ku jam, më e fortë se kurrë, më e zonja se kurrë dhe kam kuptuar që jetën mund ta sfidosh në të gjitha format,” tha Nora.

Vlen të theksohet se Nora Malaj është autore e shumë botimeve, studimeve dhe artikujve të rëndësishëm. Ajo është profesoreshë e psikologjisë së edukimit në Universitetin Mesdhetar, ka qenë deputete në Parlamentin Shqiptar dhe gjithashtu zv. ministre e Arsimit.

Për ta dëgjuar intervistën e plotë të Nora Malaj, klikoni linkun e mëposhtëm:

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA