Nora Istrefi ka bërë të ditur se nga sot është e hapur të jetë pjesë e dasmave shqiptare, pasi theksoi se ka shumë kërkesa.
‘’Miq, nga sot unë dhe Nora Istrefi kemi marr një rrugëtim të ri. Pas shumë kërkesave nga dasmorët, Nora do të jetë prezente në ahengje familjare. Estrada Kosovare (Elton Mehaj) do të jetë menaxhmenti I saj. Na shkoftë mbarë’’, thuhej në postim.
Së fundmi, Nora ka publikuar bashkëpunimin e parë me këngëtaren Tuna, me titullin ‘’My Love’’.