Basketbollistet e New York Knicks mposhtën Toronto Raptors me rezultat 113:108 në një ndeshje dramatike dhe një trepikësh gjashtë sekonda para fundit ishte vendimtar.
Në NBA është zhvilluar vetëm kjo ndeshje në Scotiabank Arena të Torontos, derisa fundi ka qenë shumë dramatik.
New York mbërriti në Kanada si favorit, por jo gjithçka shkoi siç duhet për Knicks në pjesën më të madhe të lojës. Epërsia sa ishte tek njëra skuadër shkonte të tjetra për të qenë fundi dramatik.
Një minutë para fundit, New York kishte dy pikë avantazh. Karl-Anthony Towns mori topin në duar dhe gjuajti për tre pikë për t’i dhënë fitoren New Yorkut 6,3 sekonda para fundit të ndeshjes.
Ishte Towns që ishte më efikasi në ekipin e tij me 24 pikë, 15 kërcime dhe gjashtë asistime, ndërsa Mikal Bridges shënoi 23 me Jalen Brunson që shtoi 20 pikë në radhët e New Yorkut.
Lojtari më efikas te vendasit ishte RJ Barrett me 30 pikë, por as kaq nuk i mjaftoi Torontos për të shmangur humbjen.