Policia e Kosovës njoftoi se një person ka raportuar se babai i tij është zhdukur.
Në raportin 24-orësh të Policisë thuhet se ankuesi mashkull kosovar ka informuar se babai i tij është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e tij.
“Lipjan 16.04.2023-09:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se babai i tij viktima mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e tij”, thuhet në raportin e Policisë./atvlive.tv/