Mediat italiane kanë raportuar së fundmi për nisjen e hetimeve ndaj moderatorit të njohur italian, Alfonso Signorini, lidhur me pretendime të rënda që kanë të bëjnë me abuzim me pushtetin dhe kërkesa për favore seksuale në këmbim të përfshirjes në reality-show-n “Grande Fratello”.
Prokuroria e Milanos ka hapur një procedurë hetimore pas një kallëzimi penal të paraqitur nga një ish-pjesëmarrës i programit, Antonio Medugno, i cili pretendon se ka qenë subjekt presioni dhe shantazhi. Akuzat përfshijnë dyshime për sjellje të papërshtatshme dhe shfrytëzim të rolit profesional, por deri më tani nuk ka asnjë vendim gjyqësor apo provë të konfirmuar publikisht.






