Nis fushata globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”, në shkollat e u ligjërua

Përgatiti: Kastriot Tahiri

Në orën e matematikës, detyra e ekuacione nuk mësuan.

Ndryshe nga ditët e tjera, nxënësit e shkollës fillore “Emin Duraku” në kryeqytet, këtë të hënë, mësuan diçka që u tha se ka rëndësi të madhe.

Ata në orën e parë të mësimit, dëgjuan një ligjeratë për dhunën në familje.

“Dhuna është një fenomen i përhapur në gjithë botë, dhuna mund të ndodhë në shoqëri, në familje, tash e di që duhet me raportu në polici, në numrin 192”, tha Gert Shala, nxënës.

Për dhunë u fol edhe me gjimnazistët e “Ahmet Gashit”.

Ata dëgjuan historinë personale të Vilma Dules, një gruaje të fortë e cila u dogj me acid në fytyrë 11 vjet më parë.

“Për ta shëruar djegien mu desh ta mbaja një maskë për shumë vite. Isha në universitet, nuk e mendoja se mund të më ndodhte. Ju duhet të ndërgjegjësoheni së nuk është asnjëherë faji i viktimës, është faji i atij që ka ushtruar dhunë. Ne duhet të krijojmë një shoqëri të sigurt për vajzat dhe për djemtë”, tha Vilma Dule, mysafire.

Në Gjimnaz ishte e pranishme edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila tha se takimi u zhvillua në kuadër të fushatës “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”.

“Deri tani kemi ndërmarrë shumë veprime që kanë për qëllim që t’i rehabilitojnë personat të cilat bëjnë veprime të tilla, pra kryejnë dhunë në familje, apo janë të dhunshëm në ambientin familjar, sikurse kemi ndërmarrë shumë veprime që kanë për qëllim që viktimat në Republikën e Kosovës, atyre t’iu ofrohen shërbime të cilat edhe iu nevojiten”, tha Haxhiu.

Sipas të dhënave, nga janari i këtij viti deri në muajin nëntor, ishin 2.585 viktima të dhunës në familje. Nga to, 2055 ishin gra dhe 530 burra. Ndërkaq, nga viti 2010 deri në prill të vitit 2024, në Kosovë janë vrarë 58 gra. Në të shumtën e rasteve, autorë të vrasjeve kanë qenë bashkëshortët, pastaj baballarët dhe djemtë.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA