Nicole Kidman nominohet për herë të 17-të në Golden Globe Awards

Nicole Kidman po dominon në nominimet australiane për Çmimet e Globit të Artë 2025, pasi është nominuar për Performancën më të Mirë nga një Aktore Femër në Film (dramë) për rolin e saj si CEO Romy Mathis në Babygirl.

Kidman do të konkurojë me Pamela Anderson (The Last Shoëgirl), Angelina Jolie (Maria), Tilda Sëinton (The Room Next Door), Fernanda Torres (I’m Still Here) dhe Kate Ëinslet (Lee), ndërsa ceremoninë e ndarjes së çmimeve do ta zhvillojë më 5 janar 2025.

Babygirl pasqyron historinë e Romy, një grua e fuqishme, e cila përjeton kompleksitetet e seksualitasë dhe dinamikave të pushtetit, teksa nis një romancë të ndërlikuar me një praktikant shumë më të ri se ajo. Filmi pritet të shfaqet në kinematë australiane në fund të janarit 2025.

Ky është nominimi i 17-të për Kidman në Çmimet e Globit të Artë, ndërsa ajo ka shprehur falënderimet e saj duke thënë se është “jashtëzakonisht mirënjohëse”./ NO FILT

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA