Rep artistja me famë botërore, Nicki Minaj ka thënë se është penduar për të gjitha operacionet plastike që i ka bërë.
Në një intervistë në “Vogue podcast” tha se “Ju garantoj, nëse ndryshoni ndonjë gjë në trupin tuaj dhe bëni ndonjë gjë kirurgjikale me shumë gjasa do të shikoni prapa një ditë dhe do të thoni ‘Isha mirë ashtu siç isha’. Kjo është ajo që më ndodhi mua”.
Tutje, Nicki Minaj tha se dikur nuk mund ti shihte fotografitë e vjetra sepse nuk ishte e kënaqur me pamjen e saj.
Por, që nga lindja e djalit të saj, reperja tha se i ndryshoi mënyra e të menduarit.
“Mendoj se shtatzënia mund të ketë luajtur një rol sepse duke parë djalin tim më kujtoi shumë veten time. Vetja ime e vërtetë. Më bëri të mendoj pse nuk më pëlqeu kjo? E çuditshme. Por, duke parë fotot e vjetra, duke qenë në gjendje të shikoja sërish fotot e vjetra, më bëri të kuptoja se këto foto të vjetra janë të bukura. Duajini format tuaja, duajeni veten ashtu sic jeni’’, tha Minaj./atvlive.tv/