Nga pengesat deri te milionat-Dafina Zeqiri dhe rrugëtimi i saj në muzikë

Dafina Zeqiri, një nga artistet më të dashura dhe më të suksesshme në skenën muzikore shqiptare, gjatë kësaj jave ka shprehur mirënjohje për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e udhëtimit të saj artistik për afërsisht dy dekada.

Në një postim , ajo shprehu ndjenjat e saj për përkrahjen e gjatë dhe të qëndrueshme që ka marrë nga fansat dhe bashkëpunëtorët e saj: “Çdo ditë jam shumë falënderuese që jam gjallë dhe shëndoshë, maspari. Ndihem njeriu me shumë fat që po afrohen dy dekada karrierë dhe kam bashkëpunëtorë të mrekullueshëm, po ashtu ju që më vlerësoni muzikën dhe performancat e mia. Ekipin më të mirë në botë. Faleminderit shumë shumë shumë gjithëve!”

Ky falënderim vjen në një moment të rëndësishëm për Dafinën, pasi gjatë kësaj jave është zbuluar edhe një lajm tjetër– data e dasmës së saj.

Dasma e këngëtares dhe Kreshnik Gjergjit do të mbahet më 26 tetor dhe duket se do të jetë madhështore. Ftesat e dasmës janë të veçanta dhe dallojnë nga ato që zakonisht shihen në evente të tilla, duke treguar se kjo ceremony mund të jetë unike në çdo detaj. Një numër i madh njerëzish të njohur dhe miq të afërt të këngëtares pritet të jenë të ftuar për të festuar këtë ditë të veçantë me të.

Dafina ka ndërtuar një karrierë të jashtëzakonshme që nga fillimi i saj në moshë shumë të re. Ajo filloi të këndonte në moshën 10-vjeçare, duke marrë pjesë në festivale në Suedi, vendin ku ajo është rritur. Më vonë, Dafina vendosi të rikthehej në Kosovë, ku më 2007, në moshën vetëm 16-vjeçare, fitoi një ndër çmimet e para të rëndësishme në karrierën e saj në festivalin Polifest me këngën “Rrallë e përmallë”. Ky ishte vetëm fillimi i një udhëtimi të gjatë dhe plot arritje, gjatë së cilit Dafina u bë një prej këngëtareve më të kërkuara dhe më të vlerësuara në skenën muzikore shqiptare.

Por, siç është shpesh rasti me yjet e mëdhenj, suksesi i saj nuk ka ardhur pa sfida dhe vështirësi. Këngëtarja është përballur me disa momente të vështira gjatë rrugëtimit të saj. Një ndër problemet më të përfolura ishte konflikti me menaxherin e saj të parë, Besforti, me të cilin deklaroi se kishin hyrë në proces gjyqësor. Ajo gjithashtu ka pasur disa mosmarrëveshje të tjera publike me figura të njohura të shoëbizit shqiptar, si Tuna, me të cilën marrëdhënia e saj u përkeqësua pas publikimit të një videoje në YouTube, ku Dafina dëgjohej duke folur për të dhe për disa personalitete të tjera të njohura në vend.

Ndër vite , ajo prishi marrëdhëniet shoqërore edhe me Labinot Gashin, Drin Zatriqin, Bleron, Arber Bytyqin, Dj Floë, Tayna, Ya Ninën dhe Ron Zaitin. Megjithatë, ajo ka vazhduar të ruajë fokusin në muzikë dhe të krijojë lidhje të forta me fansat e saj, duke mos u lënë të ndikohet nga thashethemet dhe lajmet negative që shpesh qarkullojnë për të.

Përveç suksesit të madh në Kosovë dhe në trojet shqiptare, Dafina ka tentuar të zhvillojë karrierën e saj edhe jashtë vendit. Në vitin 2017, ajo shkoi në Amerikë për të provuar të krijonte muzikë në një treg më të madh dhe më konkurrues. Gjatë qëndrimit atje, Dafina pati deklaruar se ndjeu presionin e madh të industrisë muzikore amerikane, duke përjetuar një periudhë të vështirë.

Në një intervistë, ajo kishte deklaruar se :Në Amerikë kam mësuar se pse unë bëj muzikë. Këtu [Kosovë] jam prapë vetvetja sepse e kam gjetur vetveten, kam tejkaluar shumë gjëra në jetë. Jam shumë e lumtur me familjen, ekipin dhe fansat e mi. Unë mund të krijoj çdo gjë sipas vizionit tim, atje [Amerikë] je shumë nën kontroll, ata të trajtojnë si një produkt që tërheq të hyra.”

Megjithëse eksperienca në Amerikë e mësoi, ajo pranoi se ishte një periudhë ngulfatëse për të, dhe për pak sa nuk ra në depresion. “Kjo për pak më ngulfati dhe aty vërejta se po bija në depresion. Nuk dija ta shpjegoja si po ndihesha dhe u kërkoja falje miqve dhe familjarëve,” tha ajo.

Pavarësisht sfidave, Dafina Zeqiri mbetet një nga këngëtaret më të fuqishme dhe më me ndikim në industrinë muzikore shqiptare. Këngët e saj arrijnë miliona dëgjime në platforma të njohura si YouTube dhe Spotify, duke dëshmuar dashurinë e madhe që publiku ka për muzikën e saj./ NO FILT

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_imgspot_img
spot_img

LAJME TË TJERA