​Nga një muaj paraburgim për personat që dyshohet se sulmuan fizikisht gazetarin Syla

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka vendosur për një muaj paraburgim për tre sulmuesit e gazetarit Valon Syla.

Ndaj të pandehurve L.D., K.H. dhe O.H. rëndon akuza për veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit”.

“Gjyqtari i Procedurës Paraprake kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve L.D, K.H dhe O.H, e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve iu ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaji, për secilin”, njoftoi gjykata.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Policia e Kosovës arrestoi, të mërkurën në mbrëmje, tre personat që dyshohet se sulmuan fizikisht një natë më herët, gazetarin njëherësh drejtuesin e Gazeta Metro, Valon Syla.

Syla është sulmuar fizikisht, të martën në mbrëmje nga tre persona, të cilët dyshohet se e kanë përcjellë atë nga studio e T7, ku ishte i ftuar në debat, deri në lagjen Bregu i Diellit, në Prishtinë.

Gazetari Syla u detyrua të merrte trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pas lëndimeve në kokë.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA