Në Shqipëri shënohet 112 vjetori i pavarësisë

Përgatiti: Arian Hajdaraj

Në Vlorë, festa për 112-vjetorin e pavarësisë nisi nga lart.

Në qytetin ku u shpall Pavarësia më 28 nëntor të vitit 1912, kremtja ishte edhe më e madhe poshtë.

Për këtë ditë, drejt Shqipërisë udhëtoi edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili krah homologut shqiptar, Edi Rama, dhe presidentit Bajram Begaj, përcollën ngritjen e flamurit me shqiponjën dykrenore.

Në sytë e tyre dhe të mijëra qytetarëve, në Tiranë u zhvillua parada e shqiptarëve.

Ansamble nga shumë qytete ku flitet shqip, parakaluan për më shumë se një orë.

Më vonë, kryeministrat Kurti e Rama takuan nipin e Ismail Qemailit, Nedin Vlorën, me të cilin biseduan fare shkurt.

Kjo ditë, u cilësua si fort e rëndësishme, nga Kurti.

“Sot e festojmë atë ditë, me shumë herë më pak vuajtje sesa në të kaluarën. E kemi më të lehtë sot të bëhemi bashkë e të jemi bashkë. Sepse duhet të qëndrojmë bashkë. Për sa më shumë zhvillim e demokraci, mirëqenie e prosperitet për qytetarët tanë në Kosovë e në Shqipëri” , thuhet në deklaratën e kryeministrit Kurti.

Përveç në Vlorë e Tiranë, pavarësia u kremtua me organizim shtetëror edhe në komuna të tjera të Shqipërisë.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA