Në fjalimin vjetor në Kuvend, presidentja e ashpër për “bixhozin dhe talljet me aleatët”

Përgatiti: Fatlum Jashari

Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, avancimi i aplikimit për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe nisja e procesit për t’u bërë anëtare e NATO-s, janë tri synimet që presidentja Vjosa Osmani i përmendi për vitin 2025.

Pasi tha se “asnjë popull nuk ia ka dalë i vetëm dhe se asnjë shtet nuk ka sukses në izolim”, në adresimin vjetor në Kuvend, presidentja u përqendrua në rëndësinë e ruajtjes së aleancave me partnerët, me theks Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Aleancat janë këtu për të na mbrojtur, prandaj vënia në rrezik e tyre, luajtja bixhoz me to, apo cenimi i tyre e cenon vetë mbrojtën e republikës sonë… Asnjëherë nuk kam kuptuar e as mirëkuptuar as talljet që bëhen në llogari të aleatëve, sulmet ndaj tyre e as keqpërdorimin e emrit të tyre për të fituar pushtet, asnjëra e as tjetra nuk i bën nder Kosovës”, tha Osmani.

Teksa foli për “patriotizmin kushtetues”, presidentja tha se duhet shikuar “interesat afatgjate të vendit, e jo numrat e sondazheve”.

Pasi tha se trajtimi i padrejtë i Kosovës dhe akomodimi i Serbisë nga BE-ja, patën për pasojë një dialog të pabalancuar, ajo sqaroi alternativën e saj nëse nuk realizohet skenari i parë për zbatim të dyanshëm të marrëveshjes.

“Atëherë, besoj se do të duhej të diskutonim me aleatët tanë zbatimin të pjesës tonë vetëm e vetëm në shkëmbim të garancive të nënshkruara, që përfshijnë anëtarësimin në NATO, organizatat e tjera ndërkombëtare, garanci të sigurisë nëpërmjet marrëveshjeve bilaterale, mbështetje për njohje të reja. Thënë troç, më shumë se nënshkrimi i presidentit të Serbisë, rëndësi ka ai i presidentit të SHBA-së”, tha Osmani.

Teksa tha se “vendimet e duhura, duhet marrë në kohën e duhur”, ajo sqaroi pozicionin për Asociacionin, për çka tha se pati fushatë dezinformueese ndaj saj.

“Kur kam propozuar që draft-statuti i asociacionit të fillojë të diskutohet, të diskutohet me SHBA-në në mënyrë që kjo çështje të mos i lihet në dorë as Lajcakut, as të tjerëve që nuk besojnë në pavarësinë e Kosovës, kjo nuk ka nënkuptuar që kam kërkuar themelim të Asociacionit, por ka nënkuptuar se më shumë i kam besuar vetes tonë dhe Amerikës, sesa disa burokratëve nga disa shtete jonjohëse”, tha Osmani.

Presidentja kërkoi nga deputetët që të propozojnë amendamente buxhetore që mundësojnë përmirësimin e kushteve për FSK-në.

Ndërsa, kërkoi që përkundër dallimeve e ndasive të punohet që 2025-ta të jetë vit i integrimeve euro-atlantike.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA