Në fillim të nëntorit, “Termokos” shpërndau mbi 7 mijë fatura sipas konsumit

Përgatiti: Pranvera Krasniqi

Mbi 7 mijë qytetarë që e shfrytëzojnë “Termokosin” për ngrohje, për gjysmën e dytë të muajit tetor, nuk do të paguajnë sipas hapësirës së banesës, por aq sa shpenzuan.

Kjo nuk qe befasi pasi gjatë gjashtë muajve sa nuk morën shërbime, në mbi 17 mijë adresa banimi, u vendosën njësitë matëse.

“Kjo bën që qytetarët të kuptojnë rëndësinë e ruajtjes së energjisë, të mos e keqpërdorin pasi një kohë ndodhte i linin dritaret hapur. Ka shkuar mirë në përgjithësi si proces kuptohet është risi dhe ende ka sfida”, tha zëdhënësja e Termokosit, Afërdita Uka.

Tek një pjesë e konsumatorëve është vërejtur ndërhyrje e paautorizuar në pajisjet e instaluara, ndërrim i radiatorëve apo tentim për bllokim të valvulave, gjë që ka vështirësuar procesin e faturimit.

Andaj, këta konsumatorë, faturat i morën sipas metodës së vjetër.

“Te kjo pjesë ka mbetë me shku ekipet tona dhe me i verifikua pasi te këta është mundësuar të faturohen sipas metodës së vjetër. Do t’i vizitojmë këta konsumatorë që muajt e ardhshëm të kemi faturim sa më korrekt”, tha Uka.

Derisa hezitimet për vendosjen e matësve ishin të pakta, sipas njohësit të energjisë, Naim Bujupi, këtë metodë s’duhet kundërshtuar meqë është në të mirën e të dyja palëve.

“Qytetarët munden me ndezë e me ndalë kur t’iu nevojitet nuk ka nevojë me mbajt ndezë edhe kur nuk iu duhet, kështu qytetari paguan vetëm aq sa shpenzon, ndikon direkt në xhep të tij, e po ashtu edhe ndërmarrja ruhet nga mospërdorimi i panevojshëm i nxemjes”, tha Bujupi.

Aktualisht, ngrohtorja ka mbi 32 mijë konsumatorë të regjistruar, kurse rreth 25 mijë prej tyre marrin shërbime.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA