Në cilën pozitë duhet të flini nëse keni probleme me sinuset: Si ta eliminojmë këtë problem

Kjo është pozita në të cilën duhet të flini për të zgjidhur problemin me sinuset!

Gjumi është shëndet për organet tona dhe për shëndetin mendor, mirëpo pakkush e di që pozita e caktuar në të cilën flini mund t’ju ndihmojë që t’i luftoni me infeksionin e sinuseve.

Nëse ndonjëherë keni pasur infeksion të sinuseve, e dini sa dhembja e kokës mund të jetë e papërballueshme dhe që ju pengon në aktivitetet e përditshme.

Në vend që dhembjet t’i qetësoni me ilaçe kundër dhembjeve, provoni të flini në pozitën të cilën e rekomandojnë ekspertët e Shkollës Mjekësore të Harvardit, transmeton Telegrafi.

Koka duhet t’ju jetë drejt derisa flini në mënyrë që të nxisni sekrecionin e mukozës të dalë nga sinuset.

Shtrijuni në shpinë dhe për koke të shtratit rregullojeni jastëkun në atë mënyrë që koka t’ju qëndrojë drejt.

Provojeni këtë mënyrë të të fjeturit dhe pa dyshim që pas disa netëve pa gjumë në këtë pozitë do të ndieni lehtësim.

Sinuset janë hapësira, gropëza të mbushura me ajër brenda kockave të fytyrës sonë dhe që hapen deri në zgavrën e hundës. Ato janë të veshura me të njëjtën membranë si ajo e hundës që quhet membranë mukoze.

Kjo membranë prodhon sekrecione që shërbejnë për të ruajtur të lagështa hapësirat e hundës, por shërben gjithashtu si barrierë për mikrobet e shumta.

Disa nga simptomat e zakonshme të sinusit janë dhimbje koke, dhimbje të fytyrës, rrufë etj.

Edhe pse ka antibiotikë të cilat ndihmojnë në trajtimin e sinuseve, është gjithmonë mirë të zgjedhim mënyra natyrore për të trajtuar gjendjen. /Telegrafi/

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA