Në ASHAK promovohet libër për çështjen e asociacionit dhe decentralizimit

Përgatiti: Arian Hajdaraj

Mësimet nga shkollimi në fushën juridike dhe punën si gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese, Gjyljeta Mushkolaj i shkroi në libër.

Përmes botimit “Dizajni kushtetues i qeverisjes lokale, e drejta e komunave në liri të asociimit dhe pjesëmarrja e qytetarëve në vendimmarrje”, Mushkolaj ka shpjeguar versionin, i cili, sipas saj, është më i përshtatshmi për themelimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Duhet të gjejmë zgjidhjen që asociacionin ta ndërtojmë duke mos rrezikuar nivelin lokal dhe distancën me nivelin qendror”, tha Mushkolaj.

Në fazën kur diskutimet Kosovë – Serbi po vazhdojnë pikërisht për çështjen e
asociacionit, nga recensentët, libri u konsiderua vlerë e shtuar që ofron ide konkrete.

“Libri në fjalë hap shtigje të reja për analizim. Si kontribut me vlerë, është bërë literaturë e rëndësishme…”, tha Arsim Bajrami, recensent i librit.

“Libri i është kushtuar decentralizimit dhe qëllimit të zbërthimit të këtij Nocioni…”, tha Mirlinda Batalli, recensente e librit.

Krejt në fund, autorja shpjegoi se formimi i Asociacionit është vetëm çështje kohe.

Mushkolaj në vitin 2017 kishte publikuar një libër në të cilin, po ashtu, fliste për sfidat kushtetuese të zbatimit të asociacionit.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA